Aktualitet

Radhë kilometrike makinash edhe në Kapshticë, qytetarët presin me orë të tëra për të kaluar kufirin

14 Gusht 2020, 10:29 Nga DOSJA
Radhë kilometrike makinash edhe në Kapshticë, qytetarët

KORÇË- Radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kapshticës. Në këtë pikë doganore qytetarët janë duke pritur me orë të tëra në radhë për të kaluar kufirin.  Mësohet se punohet me 6 sportele në hyrje të Shqipëri dhe 1 sportel në dalje.

Ndërkohë, po shtohen qytetarët që duan të kalojnë këtë pikë doganore, por pala greke vazhdon me procedurën e marjes së tamponit. Qytetarët duan të largohen nga Shqipëria para datës 16 gusht, pasi Greqia vendos karantinën për 7 ditë.

Sakaq,  në pikën kufitare të Kakavijës situata është bërë shumë alarmante.  Vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare. Qytetarët po qëndrojnë mes diellit dhe nuk dihet se kur mund të kalojnë kufirin. Për këtë situatë, ministria e Jashtme për Dosja.al ka deklaruar se kjo gjendje ka ardhur për shkak se pala greke kryen tamponin në kufi. Sipas saj, në orët në vijim pritet një lehtësim i situatës, pasi mund të hiqet bëra e tamponit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet radhë makinash në kapshticë radhë makinash në kapshticë

Sondazh

Poll