Aktualitet

Kaosi në Kakavijë/ Dy të moshuar nisen me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës

14 Gusht 2020, 09:18 Nga DOSJA
Kaosi në Kakavijë/ Dy të moshuar nisen me urgjencë drejt

GJIROKASTËER- Dy të moshuar, të cilët ishin duke pritur në radhë në pikën doganore të Kakavijës janë nisur me urgjencë drejt spitalit.

Mësohet se të moshuarit nuk ndiheshin mirë, pasi prej orësh po qëndronin në radhë për të kaluar kufirin.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Kakavijës, situata është bërë shumë alarmante. Vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare.

Qytetarët po qëndrojnë mes diellit dhe nuk dihet se kur mund të kalojnë kufirin. Ministria e Jashtme shqiptare nuk po i jep një zgjidhje situatës. Sipas saj,  vonesat nuk shkaktohen nga policia greke, po prej autoriteteve shëndetësore.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kaos ne kakavije kaos ne kakavije

Sondazh

Poll