Aktualitet

Lihet në qeli “Liri i Rrushkës”, “truri” i atentateve që ndodhën në hotel Voloreka në Pogradec

14 Gusht 2020, 10:16 Nga DOSJA
Lihet në qeli “Liri i Rrushkës”, “truri” i

POGRADEC- Gjykata e Pogradecit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Berberin. Ky i fundit njihet ndryshe si “Liri i Rrushkës” dhe është organizatori i atentateve që ndodhën në hotel Voloreka në Pogradec. Ai u arrestuar dy ditë më parë në një çadër që kishte ngritur në pyllin e Vërdovës, enkas për t’u strehuar.

Për 2 sulmet me armë që ndodhën në datat 1 dhe 8 gusht në Pogradec, policia gjithsej ka arrestuar 7 persona të cilët janë: Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Ilir Berberi së bashku me vëllain e tij, Meard Berberin kanë organizuar atentatet. Anterio Kaloshin ka qenë në rolin e ekzekutorit.

Autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmin me armë. Në atentatin e datës 8 gusht ata kishin si synim të vrisnin djalin e pronarit të hotelit. Autorët qëlluan në drejtim të godinës, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në hotel voloreka atentat në hotel voloreka

Sondazh

Poll