Aktualitet

Kaosi në Kakavijë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e një qytetareje që pret të shkojë në Greqi

14 Gusht 2020, 07:33 Nga DOSJA
Kaosi në Kakavijë, përkeqësohet gjendja

KAKAVIJË- Një qytetare, e cila prej tre ditësh pret radhën në Kakavijë, ka pësuar komplikacione shëndetësore.

Mësohet se gruaja prej mbrëmjes së djeshme ka shfaqur probleme shëndetësore, por sot gjendja e saj është përkeqësuar më shumë. Nuk dihet ende problemi që ajo ka, por mësohet se një ambulancë ka shkuar për t’i dhënë ndihmën e parë.

Qytetarja është një ndër mijëra qytetarë të tjerë, të cilët prej tre ditësh presin në Kakavijë për të kaluar në Greqi, por për shkak se pala helene punon me staf të reduktuar dhe kryen tamponin në kufi është krijuar një radhë e madhe.

Sot mësohet se vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kaos ne kakavije radha ne kakavije kaos ne kakavije radha ne kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2020, 06:12

KAKAVIJË– Radha e gjatë e makinave në pikën kufitarë të Kakavijës ka vijuar edhe ditën e sotme duke kapur gjatësin e 25 kilometrave dhe duke sjellë situatë...