Aktualitet

Policia i bën thirrje me dron autorit për t’u dorëzuar, momentet e ndalimit të të riut që mori pjesë në atentatin në

14 Gusht 2020, 07:56 Nga DOSJA
Policia i bën thirrje me dron autorit për t’u dorëzuar,

TIRANË-  Policia ka shpërndarë një video të re nga momentet e arrestimit të 3 autorëve të tjerë, për sulmin me armë ndaj hotel “Volorekës”. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, një nga autorët është arrestuar në një ballkon në zonën e Linzës në Tiranë.  Policia i bën thirrje me dron një nga autorëve që të dorëzohet. Ndërkohë në video shfaqen edhe momentet kur policët e shtrijnë në tokë.

Shkon në 7 numri i personave të arrestuar për 2 atentatet me armë, që ndodhën në hotel “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit. Së fundmi janë arrestuar: Meard Berberi, Anterio Kaloshi dhe Ervin Kalaja. Ndërsa dy ditë më parë u arrestuan: Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Koka e këtij grupi është Ilir Berberi, i njohur ndryshe si “Lili i Rrushkës”. Ky i fundit, së bashku me Meard Berberin kanë organizuar atentatet. Anterio Kaloshin ka qenë në rolin e ekzekutorit. Autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmin me armë. Ata kishin si synim të vrisnin djalin e pronarit të hotelit.

J.V/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në hotel voloreka atentat në hotel voloreka

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2020, 06:12

KAKAVIJË– Radha e gjatë e makinave në pikën kufitarë të Kakavijës ka vijuar edhe ditën e sotme duke kapur gjatësin e 25 kilometrave dhe duke sjellë situatë...