Aktualitet

7 në pranga, 1 në kërkim! Zbardhen atentatet ndaj djalit të biznesmenit Muçollari, “Liri i Rrushkës” me të vëllanë

14 Gusht 2020, 07:43 Nga DOSJA
7 në pranga, 1 në kërkim! Zbardhen atentatet ndaj djalit të

TIRANË– Zbardhen dy atentatet e organizuara ndaj familjes së biznesmenit Jetmir Muçollari. Ditën e soptme, përmes një deklarate për mediat, Policia e Korçës bëri me dije se në kuadër të operacionit “Driloni”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, DVP Tiranë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, janë vënë në pranga të gjithë organizatorët dhe ekzekutorit e dy sulmeve me armë në hotelin “Voloreka”.

Policia bëri me dije se Meard Berberi, i njohur ndryshe si “Koro”, i cili u arrestua një ditë më parë nga blutë e Tiranës, ka rolin e organizatorit të të dy atentateve që kishin në shënjestër të vrisnin djalin e biznesmenit Jetmir Muçollari. Në bashkëpunim me të vëllanë, Ilir Berberi, i cili u kap para pak ditësh nga forcat RENEA, Meardi organizoi sulmet me armë, që fatmirësisht përfunduan vetëm me dëme materiale.

Në pranga ka rënë edhe Anterio Kaloshi, i cili ndodhej nën shoqërinë e Meard Berberit, kur ky I fundit u arrestua. Sipas hetimeve, Kaloshi është pikërisht personi që shfaqet me kallashnikov në krah duke qëlluar drejt hotelit “Voloreka”. Shumicën e plumbave, Kaloshi i drejtori për nga dhoma ku flinte djali i Muçollarit, i cili shpëtoi mrekullisht pa asnjë gërvishtje.Kaloshi njihet edhe miku i Orges Bilbilit, dhe ishte shpallur në kërkim edhe për masakrën e Lushnjës, ngjarja me dy viktima që ndodhi në vitin 2017. Ai u shpëtoi prangave paraditen e 10 prillit, kur një efektiv i Shqiponjave, plagosi dhe arrestoi Bilbilin.

Gjithashtu, është arrestuar edhe Ervin Kalaja, pronari i garazhit ku ndodheshin Kaloshi dhe Berberi në momentin e prangosjes. Kalaja, akuzohet se ka përkrahur pas kryerjes së krimit, Meardi Berberin, duke i mundësuar kushte dhe mjete për jetesë.

Ndërkohë gjatë arrestimeve, policia ka sekuestruar edhe 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak dhe para. Një pjesë armëve të zjarrit dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Po kështu, janë sekuestruara edhe dokumente të të falsifikuara. Meard Berberit i është gjetur një kartë avokati e falsifikuar, ndërsa Anterio Kaloshit iu gjet një dokument ku shfaqej si polic.

Policia ka shpërndarë edhe video nga momentet e arrestimit të Berberit, Kaloshit dhe Kalasë. Siç shihet edhe në pamjet, një nga autorët është arrestuar në një ballkon në zonën e Linzës në Tiranë.  Policia i bën thirrje me dron që të dorëzohet dhe më pas efektivët e shtrijnë në tokë.

Në lidhje me këto dy sulme që tronditën Tushemishtin më datë 1 dhe tetë gusht, është shpallur në kërkim një person i tetë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Dy  ditë më parë, forcat RENEA dhe Policia e Pogradecit vunë në pranga 4 personat e tjerë, të përfshirë në këtë ngjarje: Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Koka e këtij grupi është Ilir Berberi, i njohur ndryshe si “Lili i Rrushkës”.

Shkak për këto dy atentate mësohet se është një konflikt i hershëm mes familjes Berberi dhe Muçollari. Dy vëllezërit, Ilir dhe Meard Berberi, nuk donin që biznemeni Jetmir Muçollari të dëshmonin në një seancë gjyqsorë, por pasi nuk i kanë bindur dot, kanë organizuar sulmet me armë.

(j.v;f.m/dosja.al)

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anterio kaloshi atentat në hotel voloreka ervin kalaja meard berberi anterio kaloshi atentat në hotel voloreka ervin kalaja meard berberi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2020, 06:12

KAKAVIJË– Radha e gjatë e makinave në pikën kufitarë të Kakavijës ka vijuar edhe ditën e sotme duke kapur gjatësin e 25 kilometrave dhe duke sjellë situatë...