Aktualitet

Nis revolta në Kakavijë, qytetarët dalin nga makinat e bllokojnë rrugën. Situata alarmante

14 Gusht 2020, 07:57 Nga DOSJA
Nis revolta në Kakavijë, qytetarët dalin nga makinat e

KAKAVIJË- Situata në Kakavijë sa vjen e përkeqësohet. Mijëra qytetarë janë duke pritur në radhë, e cila shkon gati 20 kilometra, pasi pala greke punon me personel të reduktuar.

Qytetarët që kanë tre ditë që po presin, duke u torturuar kanë nisur revoltën dhe kërkojnë të kalojnë në Greqi.

Ata kanë dalë nga makinat e tyre dhe në shenjë protestë kanë bllokuar rrugën, duke mos lejuar asnjë makinë që të kalojë. Tashmë përveç problemit të pritjes në radhë, mund të krijohen vatra të reja të COVID, pasi qytetarët kanë krijuar grumbuj.

Video është filmuar në një kohë kur situata është bërë alarmante. Sot mësohet se vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare. Ndërkohë nuk ka asnjë reagim si nga pala greke e as nga ajo shqiptare. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kaos ne kakavije radha ne kakavije revolta ne kakavije kaos ne kakavije radha ne kakavije revolta ne kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2020, 06:12

KAKAVIJË– Radha e gjatë e makinave në pikën kufitarë të Kakavijës ka vijuar edhe ditën e sotme duke kapur gjatësin e 25 kilometrave dhe duke sjellë situatë...