Aktualitet

Shënohet një tjetër viktimë nga COVID-19/ Humb jetën një 60-vjeçar nga Tepelena, prej 5 ditësh merrte mjekim tek Infekti

14 Gusht 2020, 07:24 Nga DOSJA
Shënohet një tjetër viktimë nga COVID-19/ Humb jetën

TIRANË– Shënohet një tjetër viktimë nga COVID-19. Mësohet se në spitalin Infektiv ka humbur jetën një 60-vjeçar nga Tepelena. 60-vjeçari me profesion taksist ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme, 5 ditë pasi ishte shtruar në këtë spital. Ndërkohë, 60-vjeçari kishte 10 ditë që kishte simptoma të virusit.  Nuk dihet nëse ai ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

 

Sakaq, në Shqipëri, çdo ditë e më shumë rëndohet bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë deklaroi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar edhe 154 raste të reja.

Në total janë shënuar 213 viktima dhe aktualisht janë të infektuar 3142 persona. Sakaq, ISHP bën thirrje që qytetarët të zbatojnë rregullat e COVID-19, si mbajtja e maskës dhe distancimi social.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2020, 06:12

KAKAVIJË– Radha e gjatë e makinave në pikën kufitarë të Kakavijës ka vijuar edhe ditën e sotme duke kapur gjatësin e 25 kilometrave dhe duke sjellë situatë...