Infektohet drejtori në Bashkinë e Elbasanit, karantinohet bashkë me familjen, punonjësit në ankth
13 Gusht 2020, 19:17Nga DOSJA
ELBASAN– Drejtori i degës ekonomike në Bashkinë e Elbasanit ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Mësohet se Qemal Tusha, prej ditësh, kishte simptoma të koronavirusit, dhe tashmë ka marrë rezultatin e tamponit.
Ai dhe familjarët e tij janë izoluar. Të afërmit e Tushës presin gjithashtu që të marrin përgjigjen e tamponit. Bashkë me ta, teston do ta bëjnë edhe punonjësit e tjerë në Bashkinë e Elbasanit.
Deri më sot, Elbasani numëron 84 të infektuar aktivë.
Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 213. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 154 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3142 të infektuar, ndërsa 3616 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJIROKASTËR– Shqiptarëve që prej orësh kanë mbetur të bllokuar në dogannë e Kakavijës, u ka sosur durimi. Top-Channel ka publikuar pamjet, ku shihet se si ...
TIRANË -Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetare për nxitjen e lindjeve duke dhënë subvencioneve direkte për çdo fëmijë të lind...
GJIROKSTËR– Gazetarja Ervina Shehaj ka publikuar një tjetër të dhënë mbi rrugëtimin që ka marrë kryeministri Edi Rama, së fundmi në jugun e Shqipërisë. Për...
ITALI-Karabinierët e Aliquotas në Itali, kanë arrestuar shqiptarin Ortis Çela, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia u sinjalizua nga një qytetar...
VLORË– Kryeministri Edi Rama është filmuar në një nga komplekset më të shtrenjtë dhe më luksozë që ndodhet në jugun e Shqipërisë, “Folie Marine”. Dosja.al ...
TIRANË– Ehsan Bidi, një agjent iranian, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë, një emër i njohur për autoritetet shqiptare por jo vetëm, do të ...
MAT– 7 kilogramë kanabis dhe 300 rrënjë të së njëjtës bimë janë sekuestruar ditën e sotme nga Poliia e Matit. Mësohet se lënda narkotike është sekuestruar...
TIRANË– Në Shqipëri, pandemia Covid-19 vazhdon të përhapet në të gjitha moshat dhe krahinat. Tirana është qyteti më i prekur nga virusi për shkak të ...