Aktualitet

“Alarm dhe efektivë masivë”/ Pa Edi Ramën në Gjirokastër, gazetarja: U shokova, i madhërishmi kishte blinduar qytetin

13 Gusht 2020, 18:16 Nga DOSJA
“Alarm dhe efektivë masivë”/ Pa Edi Ramën në

GJIROKSTËR– Gazetarja Ervina Shehaj ka publikuar një tjetër të dhënë mbi rrugëtimin që ka marrë kryeministri Edi Rama, së fundmi në jugun e Shqipërisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se kur ka dalë për të blerë blerë diçka në lagjen e saj, ka shtangur kur ka parë se vendi ishte rrethuar nga forca të shumta policie.

Më pas, gazetarja shton se kur ka parë kryeministrin Rama, e ka kuptuar arsyen e shtimit të masave të sigurisë. Ervina shkruan më tej se kryeministri mund të lëizë i qetë në Gjirokastër, pasi rrugët e qytetit janë bosh.

“Ora 16:05.Dola për te blerë dicka në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Pamja e parë që pashë ishte një autombulancë e parkuar pranë stadiumit. E shqetësuar vazhdova rrugën, pak më larg shoh masa të shtuara të efektive të policisë që kujdeseshin rreptësishtë për qarkullimin e mjeteve. Situate e alarmuar ,po më dukej vetja si tek filmi “Nusja dhe shtetrrethimi” Cfare po ndodhte??? Nuk arrita të marrë përgjigje kur përpara meje u shfaq ai,I MADHERISHMI , UNIKU, I PA ZEVENDESUESHMI, kryeministri yne i cili do shijonte pushimin e radhës ne qytetin e gurtë në masa të rrepta sigurie. Z.Kryeministër në Gjirokastër mund të lëvizësh i qetë pa asnjë masë të tillë pasi sic e pe dhe vetë rrugët e këtij qyteti janë bosh….,”- shkruan gazetarja.

Dosja.al publikoi më herët një video ku kryeministri Edi Rama shihej teksa zbriste shkallët në kompleksin Folie Marine. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ervina shehaj edi rama ervina shehaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2020, 16:10

TIRANË-Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka ndërprerë procesin e Vettingu-ut për Prokurorin e Apelit të Tiranës, Nezir Gjoka. Mësohet se ky i fundit ka par...