Aktualitet

EMRI/ Lëvizjet e dyshimta me makinë, i riu shqiptar kapet me marijuanë në Itali

13 Gusht 2020, 18:10 Nga DOSJA
EMRI/ Lëvizjet e dyshimta me makinë, i riu shqiptar kapet me

ITALI-Karabinierët e Aliquotas në Itali, kanë arrestuar shqiptarin Ortis Çela, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia u sinjalizua nga një qytetar, i cili kishte parë një makinë të dyshimtë pranë një supermarketi.

Menjëherë makina, brenda së cilës ndodheshin dy shqiptarët u rrethua nga dy patrulla policie. Sjellja e dyshimtë e tyre shtyu policët për kontrolle të mëtejshme. Çela ishte i regjistruar si banues në një qendër për minorenë, por gjatë kontrolleve, policia gjeti një adresë të shënuar.

Në banesën e 20-vjeçarit, agjentët zbuluan 200 gr marijuanë të ndarë në doza gati për t’u shitur, si dhe mjete për paketimin e lëndës narkotike. Gjithashtu në banesë u gjet edhe një dozë kokainë.  Çela ndërkohë është vendosur në arrest shtëpiak, në pritje të përballjes me drejtësinë.

Marrë nga Alessandriaoggi

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari me marijuane arrestohet shqiptari me marijuane

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2020, 16:10

TIRANË-Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka ndërprerë procesin e Vettingu-ut për Prokurorin e Apelit të Tiranës, Nezir Gjoka. Mësohet se ky i fundit ka par...