Aktualitet

Shqiptarëve u sos durimi, çmendin me bori pikën kufitare në Kakavijë, vetëm një orë i ndan nga mbyllja

13 Gusht 2020, 19:05 Nga DOSJA
Shqiptarëve u sos durimi, çmendin me bori pikën kufitare

GJIROKASTËR– Shqiptarëve që prej orësh kanë mbetur të bllokuar në dogannë e Kakavijës, u ka sosur durimi. Top-Channel ka publikuar pamjet, ku shihet se si të gjithë ata që presin të kalojnë kufirin për në Greqi, u bien borive të makinave gjithë inat dhe shprehin lodhjen e sfilitjen që kanë kaluar gjatë gjithë ditës së sotme në radhë.

Ndërkohë që vetëm një orë i ndan nga mbyllja e doganës, pasi në orën 22:00, pala greke nuk punon më dhe rikthehet në orën 06:00, shqiptarët kanë menduar të bëjnë një tentativë të fundit. Ndoshta pas këtyre borive, pala greke do të angazhohet më tepër dhe radha do të pakësohet.

Dosja.al ka raportuar edhe paraditen e sotme radhët prej 12 km në doganë, ku gra, fëmijë e qytetarë të lodhur presin të bëjnë tamponin e Covid-19 dhe më pas të kalojnë kufirin. Pikërisht kjo gjë dhe puna me staf të reduktuar sjell vonesa. Tashmë punohet vetëm nga ora 06:00-22:00. Ndërsa pas datës 16 gusht do të ketë një javë karantinë në Greqi për çdo qytetar që kalon kufirin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet radha ne kakavije shqiptareve u bien borive radha ne kakavije shqiptareve u bien borive

Sondazh

Poll