Bota

Ahmeti flet për negociatat me LSDM-në: S’kemi ende marrëveshje, jemi faktor stabiliteti

13 Gusht 2020, 13:27 Nga DOSJA
Ahmeti flet për negociatat me LSDM-në: S’kemi ende

MAQEDONI E VERIUT- Ali Ahmeti, lider i Bashkimit Demokratik për Integrim ka bërë të ditur zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me negociatat për formimin e Qeverisë së Re në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në një deklaratë, Ahmeti u shpreh ende nuk ka një marrëveshje me fituesin e partisë maqedonase për këtë çështje.

Kreu i BDI shtoi i vjen shumë keq që ata sot nuk erdhën të bëhen pjesë e zhvillimeve, pjesë e procesit dhe pjesë e ndarjes së përgjegjësive të qeverisjes.

Bashkimi Demokratik për Integrim është faktor stabiliteti në vend dhe për derisa është i vetëdijshëm për misionin për zhvillimet, BDI nuk do të veprojë as me eufori as me folklorizëm e as me presione nga rruga, por do të zgjedhë rrugën e duhur, me qëllimin sa ma të mirë që do ti shërbejnë vendit”, tha mes tjerash Ahmeti.

Më herët Presidenti Stevo Pendarovski i ka dhënë mandatin për formimin e qeverisë kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. Ky i fundit ka 20 ditë kohë për të formuar një koalicion dhe të sigurojë 61 vota për votimin e qeverisë së re.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti qeveria e re ne maqedoni ali ahmeti qeveria e re ne maqedoni

Sondazh

Poll