Bota

“Masat duhet të respektohen detyrimisht”, Hoti: Situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë

13 Gusht 2020, 12:44 Nga DOSJA
“Masat duhet të respektohen detyrimisht”, Hoti: Situata

KOSOVË– Kosova është një ndër vendet më të goditura nga pandemia, ku muajt e fundit janë shënuar shifra të larta të të infektuarëve dhe viktimave.

Ndërkohë ditën e sotme kryeministri Avdullah Hoti, është shprehur se situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë, duke shtuar se është e vërtetë që numri i rasteve të reja dhe numri i të vdekurëve është i lartë.

“Situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë. Numri i rasteve të infektuara mbetet i lartë, rastet e vdekjeve janë të shumta dhe të dhembshme. Masat kufizuese DUHET të respektohen DETYRIMISHT. Inspektorati dhe policia janë në shërbim 24 orë pa pushim. Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës janë të sfilitur, por në ballë të detyrës dhe në rrezik permanent për jetën e tyre.”– ka shkruar në rrjetet sociale Hoti.

Ndërkohë sipas një raporti më të fundit rezulton se Kosova renditet e para në botë me vdekjet nga COVID-19 në 1 milion banorë, Kusari-Lila fajëson LDK-në për keq menaxhim.

Postimi i plotë:

Situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë. Numri i rasteve të infektuara mbetet i lartë, rastet e vdekjeve janë të shumta dhe të dhembshme. Masat kufizuese DUHET të respektohen DETYRIMISHT. Inspektorati dhe policia janë në shërbim 24 orë pa pushim. Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës janë të sfilitur, por në ballë të detyrës dhe në rrezik permanent për jetën e tyre. Megjithatë, beteja me këtë pandemi nuk fitohet vetëm nga mjekët, infermierët, policia dhe inspektorati. Kjo është betejë e të gjithëve neve, e secilit qytetar. Duhet vetëdijesim i lartë për të ruajtur shëndetin publik, ndryshe do të përballemi me situatë dëshpëruese. Duhet të gjejmë kurajo për fëmijët tanë, që duhet të fillojnë mësimin së shpejti, si dhe për prindërit tanë që po vuajnë më së shumti.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti koronavirusi ne kosove avdullah hoti koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll