Bota

Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut

13 Gusht 2020, 10:28 Nga DOSJA
Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re në

MAQEDONI E VERIUT Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar ditën e sotme mandatin kreut të LSDM-së, njëkohësisht edhe udhëheqësit të koalicionit “Mundemi” Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re.

Sipas Kushtetutës, kreu i LSDM-së brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicën parlamentare prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë së re.

Një nga partitë në koalicion me Zaev ka shumë gjasë të jetë partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit, që ka marrë 15 deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare, nëse BDI-ja do të tërhiqet nga ideja për kryeministër shqiptar.

Ndërsa shqiptarët në Parlamentin maqedonas do të përfaqësohen me 32 deputetë, numri më i lartë i deputetëve shqiptarë në Parlamentin e vendit fqinj.

A.C/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni stevo pendarovsk zoran zaev stevo pendarovsk zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 13 Gusht 2020, 09:20

LIBAN– Shpërthimi tragjik i 4 gushtit la të vdekur 200 persona dhe ka plagosur mbi 6 mijë të tjerë. Gjithashtu nga vala e fortë e shpërthimit janë shkatërruarto...