Bota

Ngacmoi seksualisht 23-vjeçaren në spitalin e Pejës, arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë

13 Gusht 2020, 11:41 Nga DOSJA
Ngacmoi seksualisht 23-vjeçaren në spitalin e Pejës, arrestohet

KOSOVË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është përfshirë përsëri në një skandal seksual. Por këtë herë bëhet me dije se ky rast është parë në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ku dyshohet se ai ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spital me vajzën e saj.

Sipas mediave vendase është bërë me dije se këtë lajm e ka konfirmuar  zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ku tashmë me urdhër të prokurorisë, ish-ministri Baliqi është dërguar në ndalim 48 orësh.

“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48 orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje.”- është shrehur Nikçi, ndërsa ka shtuar se rasti ka ndodhur më 12 gusht, në orën 22:53.

Por raportohet se edhe më herët ish-ministri ishte akuzuar për ngacmim seksual ndaj një punonjëse në spitalin ku punon.

 “Ka hyrë në repart, gruaja e ka pasur vajzën që 16 ditë. Mjeku i ka thënë duhet të vish në zyrë për një aparat, pastaj ka filluar ta ngacmojë me fjalë dhe ka filluar ta prek në trup. Ajo e ka thirrur sigurimin dhe policinë.”- ka thënë një burim për mediat kosovare.

 “SULM SEKSUAL-Rr. Nëna Terezë, Pejë 12.08.2020-22:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.”- thuhet në raportin e policisë. 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni numan baliq numan baliq

Sondazh

Poll

Bota 13 Gusht 2020, 09:20

LIBAN– Shpërthimi tragjik i 4 gushtit la të vdekur 200 persona dhe ka plagosur mbi 6 mijë të tjerë. Gjithashtu nga vala e fortë e shpërthimit janë shkatërruarto...