Bota

Pulat dhe produktet e detit të importuara nga Brazili rezultojnë me koronavirus

13 Gusht 2020, 12:53 Nga DOSJA
Pulat dhe produktet e detit të importuara nga Brazili rezultojnë me

KINË–  Covid-19 duket se nuk do të zhduket për njëkohë të gjatë nga Kina dhe mbarë bota. Mediat e huaja sëfundmi kanë shkruar se autoritetet në qytetin jugor kinez të Shenzhen, deklaruan se një mostër e marrë nga disa krahë pule të ngrirë të importuara nga Brazili kanë rezultuar me koronavirus.

Mishi i pulës u testua nga autoritetet lokale shëndetësore si pjesë e kontrolleve rutinore të importeve të ushqimit.

Ndërsa qeveria lokale e Shenzhen është shprehur se testet e çdo personi që mund të kishte qenë në kontakt me produktin e infektuar si dhe ato pranë tij kishin dalë negative.

Por të mërkurën, media shtetërore kineze raportoi se koronavirusi ishte gjetur edhe në qytetin lindor të Wuhu, në paketimin e karkalecave të ngrira të importuara nga Ekuadori.

Këto dy raste kanë shtuar frikën se dërgesat e kontaminuara ushqimore të importuara nga jashtë mund të shkaktojnë shpërthime të reja të Covid-19. Autoritetet shëndetësore në Shenzhen thanë që publiku duhet të marrë masa paraprake për të zvogëluar rreziqet e infeksionit nga mishi dhe prodhimet e detit.

Por grupi i parë i rasteve Covid-19, i gjetur në fund të vitit të kaluar, ishte i lidhur me një treg ushqimesh deti në qytetin e Wuhanit.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll