Bota

Kriza e Covid-19/ Shefi i OKB-së ngre alarmin: Pandemia po rrezikon paqen në botë

13 Gusht 2020, 09:46 Nga DOSJA
Kriza e Covid-19/ Shefi i OKB-së ngre alarmin: Pandemia po rrezikon

SHBA– Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë botën, ku ditë pas dite po rritet ndjeshëm numri i të infektuarëve dhe viktimave nga Covid-19.

Ndërkohë sa i përket kësaj situate,  Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se pandemia e COVID-19 përveçse kërcënon rezultatet në luftimin e varfërisë globale dhe ndërtimin e paqes, rrezikon të përkeqësojë konfliktet ekzistuese dhe të nxisë të reja.

Guterres gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit, foli mbi vështirësitë e ruajtjes së paqes gjatë pandemisë, duke u shprehur se thirrja e tij më 23 mars për një armëpushim të menjëhershëm në konflikte në të gjithë botën, bëri që një numër i palëve ndërluftuese pushuan së luftuari.

“Megjithatë, për fat të keq, në shumë raste, pandemia nuk i shtyu palët të pezullojnë armiqësitë ose të bien dakord për një armëpushim të përhershëm. E gjithë kjo do të thotë që angazhimi ynë për të mbajtur paqen është më urgjent se kurrë.”- tha Guterres.

Pre muajit mars të 2020, kohë të cilën virusi u përhap në më shumë se 200 shtete përfshirë edhe vendin tonë,  Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandeminë nga koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19. Rasti i p rë është shënuar një Kinë  në dhejtor të 2019, por u përhap shumë shpejt në mbarë globin.

Prej më shumë se 7 muajsh i gjithë globi po përballet me pandeminë Covid-19 që shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019. Tashmë Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 20,810,640 persona. Ndërkohë 747,284 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 13,712,415 qytetarë.

Burimi: Timesofindia

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antonio guterres koronavirusi ne bote antonio guterres koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 13 Gusht 2020, 09:20

LIBAN– Shpërthimi tragjik i 4 gushtit la të vdekur 200 persona dhe ka plagosur mbi 6 mijë të tjerë. Gjithashtu nga vala e fortë e shpërthimit janë shkatërruarto...