Aktualitet

“FBI”-ja shqiptare do të nisë punën më 1 shtator, nis rekrutimi i 60 hetuesve të rinj që do të trajnohen në SHBA

13 Gusht 2020, 06:17 Nga DOSJA
“FBI”-ja shqiptare do të nisë punën më 1

TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit që njihet si FBI-ja shqiptare do të nisë punën në 1 shtator. Sipas informacioneve mësohet se kreu i  këtij institucioni, Aida Hajnaj, ka përfunduar programin trajnues në SHBA dhe tashmë është gati për të vijuar punën.

Tashmë pritet që BKH të rekrutojë dhe 60 hetuesit e rinj, të këtij institucioni, të cilët do të zhvillojnë trajnime në Shqipëri por dhe në SHBA. Hetuesit e BKH do të rekrutohen me një proces konkurrimi , ku sërish mësohet se në juri do jenë dhe zyrtarë të SHBA, që kanë ndihmuar Shqipërinë që prej fillimin për ngritjen e këtij institucioni të ri.

Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë në një godinë me SPAK, pasi ende nuk janë gati zyrat e reja në Polin e Drejtësisë.

Në krye të BK-së do të jetë ish-numri dy i Policisë së Shtetit, e cila u përzgjodh pas një procesi konkurrimi që zgjati disa muaj. Për zgjedhjen e saj pati dhe debat, pasi Partia Demokratike hodhi akuza se ajo ishte paracaktuar dhe nuk pati garë.

Kundër PD doli SHBA, ku me anë të një deklarate nga ambasadorja Yuri Kim, e cila bëri thirrje që të gjithë të mbështesnin ketë strukturë të re dhe Reforma në Drejtësi do vijojë të ecë përpara.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aida hajnaj byroja kombëtare e hetimit fbi-ja shqiptare aida hajnaj byroja kombëtare e hetimit fbi-ja shqiptare

Sondazh

Poll