Bota

Zbulohet gjarpri i rrallë me dy koka dhe vetëm 11 cm në Indi/ Studiuesit: Nëse të kafshon vdes në vend

12 Gusht 2020, 19:16 Nga DOSJA
Zbulohet gjarpri i rrallë me dy koka dhe vetëm 11 cm në Indi/

INDI– Një gjarpër i rrallë me dy koka është zbuluar në Indi. Mediat e huaja kanë raportuars e krijesa e rrallë  u gjet në Maharashtra javën e kaluar. Ai është vetëm 11 cm i gjatë ndërkohë sipas ekspertëve, është një krijesë vdekjeprurëse.

Gjarpri i cili quhet Viper i Russell u pa në një zonë të banuar, ndërkohë tashmë është vendosur në një vend ku nuk ka mundësi që të ketë kontakt me njrëzit.

Ndërkohë Oficeri i Shërbimeve Pyjore Indiane, Susanta Nanda tha se ky lloj gjarpëri shkakkton mijëra vdekje çdo vit. Sipas tij Gjarpërinjtë me dy koka mendohet se krijohen njësoj si binjakët tek njerëzit me ndarjen e embrionit gjatë zhvillimit të tij.

“Viper i Russell është shumë më i rrezikshëm se shumica e gjarpërinjve helmues sepse ju dëmton edhe nëse i mbijetoni kafshimit fillestar. Viper i Russell është një nga gjarpërinjtë më të rrezikshëm dhe shkakton mijëra vdekje çdo vit.  Personat që janë kafshuar nga kjo gjallesë janë përballur me dhimbje të forta, të vjella, marramendje dhe dëmtimin e veshkave. Gjarpërinjtë me dy koka mendohet se krijohen njësoj si binjakët tek njerëzit me ndarjen e embrionit gjatë zhvillimit të tij ndërsa thuhet se po ashtu secila kokë ka mendjen e vet dhe shpesh ushqimi për ta është problem pasi nuk preferojnë të njëjtën gjë.”– thotë ai.

Burimi: ladbible.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota indi susanta nanda indi susanta nanda

Sondazh

Poll