Bota

Kundër ‘ndërhyrjes’ në Liban/ Presidenti Macron paralajmëron Iranin

12 Gusht 2020, 19:33 Nga DOSJA
Kundër ‘ndërhyrjes’ në Liban/ Presidenti Macron

FRANCË-  Presidenti francez, Emmanuel Macron, ditën e sotme ka paralajmruar Iranin, kundër çdo ndërhyrje në Liban, pas shpërthimit në port javën e kaluar, që ka shkaktuar një krizë politike në vend.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se në një bisedë telefonike që ka bërë Macron me homologun e tij iranian Hassan Rouhani, ka thënë se duhet të shmnaget çdo ndërhyrje nga jashtë dhe që tashmë është koha për të mbështetur vendosjen e një qeverie të re e cila mund të menaxhojë emergjencën.

Qeveria e Libanit dha dorëheqjen këtë javë pas demonstratave që shpërthyen për shkka se qytetarët fajësuan udhëheqësit për shpërthimin e fuqishëm në Bejrut.

Irani ka një ndikim të madh në Liban, përmes grupit shiit Hezbollah, i cili ishte i përfaqësuar fuqishëm në qeverinë në largim, dhe ka një aleancë me fraksionin e presidentit libanez, Michel Aoun. Shpërthimi më 4 gusht,  la 200 njerëz të vdekur,  6 mijë të plagosur dhe rreth 300,000 të pastrehë.

Macron, i cili ishte udhëheqësi i parë botëror që vizitoi Bejrutin pas shpërthimit, ka marrë rolin kryesor në koordinimin e reagimit ndërkombëtar.

Burimi:dailystar

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emmanuel macron hassan rouhani emmanuel macron hassan rouhani

Sondazh

Poll