Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët fabrika e drurit në Fushë- Krujë/ Digjen dhjetëra m3 lëndë drusore. Banorët të alarmuar: Na u rr

13 Gusht 2020, 05:15 Nga DOSJA
Shkrumbohet nga flakët fabrika e drurit në Fushë- Krujë/

FUSHË-KRUJË/Rreth orës 04:00 të mëngjesit të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët një fabrikë e prodhimit të paletave që ndodhet pranë urës së Gjolës, në Fushë-Krujë. Mësohet se në fabrikën që është në pronësi të Afrim Çelës janë djegur me dhjetëra m3 lëndë drusore.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, pasi sipas zjarrfikësve zjarri ka pasur 4 vatra të ndryshme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policinë, të cilat kanë nisur hetimet për këtë zjarr.

Ndërkohë, fqinjët deklarojnë se nuk është hera e parë që kësaj fabrike i vihet zjarri. Ata shprehen se u është rrezikuar jeta, pasi lëndët drusore që morën flakë ishin shumë pranë banesave të tyre.

“Kjo është hera e dytë që kësaj fabrike i vihet zjarri. Flakët nga erdhën në dritaren e shtëpisë, dolëm të traumatizuar nga banesa.  Mos të kishin ardhur për të na thirrur ne do ishim djegur brenda. Kemi qenë në gjumë kur ra zjarri, na erdhën te porta duke na thënë “dilni jashtë”, shprehet një banor.

Këta të fundit i bëjnë thirrje shtetit që të marrë masa që kjo ngjarje të mos përsëritet më.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet afrim çela digjet fabrika në fushë kruje afrim çela digjet fabrika në fushë kruje

Sondazh

Poll