Aktualitet

Vrau hasmin dhe mori hakun e të vëllait, media britanike del kundër shqiptarit që ka hapur biznes në Londër: Zhdukeni nga

12 Gusht 2020, 20:50 Nga DOSJA
Vrau hasmin dhe mori hakun e të vëllait, media britanike del

ANGLI– Media britanike “Daily mail”, ka ngritur sërish një shqetësim për histoinë e shqiptarit Riza Vatoci, i cili pavarësisht se ka kryer një vrasje, ka hapur biznes dhe jeton i lirë në Londër.

Përmes një artikulli të publikuar sot, “Daily Mail”, shkruan se pavarësisht se në janar të këtij viti, kohë kur Ministria e Brendshme e vendit premtoi se do ta shohë rastin e tij me kujdes, asnjë masë nuk është marrë ndaj Vatocit, dhe ai vijon të jetë i lirë.

“Riza Vatoci drejton një lavazh makinash në qytetin bregdetar të Bognor Regis, Ëest Sussex, me gjithë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka premtuar që në janar se do të ndërmarrë ‘hapa të menjëhershëm’ për të revokuar pasaportën e tij britanike. Zyra e Brendshme premtoi të vepronte pasi burri u pa teksa shkonte në lavazhin e tij me një “Jaguar” të zi. Por javën e kaluar gazetarët britanikë kanë parë se ai punon ende aty. Gazetari i Dailymail, iu afrua 49-vjeçarit, i cili nuk pranoi të komentojë,”– shkruan ndër të tjera media britanike.

Më tej, artikulli vijon me përshkrimin e historisë së Vatocit, se si shqiptari mbërriti në tokën angleze.

Riza Vatoci u largua nga Shqipëria pasi u arrestua në 1996 për tentativë vrasjeje. Ai qëlloi hasmin e tij 6 herë me armë zjarri dhe e vrau atë, për t’u hakmarrë për vdekjen e vëllait të tij. Ai mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1999 duke pretenduar se ishte refugjat kosovar dhe iu dha azil, duke marrë shtetësinë britanike në vitin 2006.

Nga ky shkak, Vatoci besohet të ketë përfituar shuma të mëdha parash. Por pasi Interpoli lëshoi një urdhër-arrest, Vatoci u arrestua. Ai nisi dhe një gjyq dhe shprehej se të drejtat e tij do i shkeleshin nëse do të kthehej në Shqipëri, por ai humbi dhe u deportua në 2012.

Më pas, në rrethana të paqarta, Vatoci u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka ngritur një lavazh “Sussex Valeting”, në bashkëpronësi me gruan e tij, Gjyle Vata.

Në muajin Janar të këtij viti, media britanike shkroi një tjetër artikull, ku kërkonte llogari nga Ministria e Brendshme, pasi e shikonte Vatocit si një kërcënim për komunitetitn. Përmes një zëdhënësi, Ministria e bëri të qartë se do të ndërmerreshin masa, pasi një person i tillë, nuk mund ta mbajë nënshtetësinë britanike, por sipas Dailymail, ende nuk është bërë asgjë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet riza vatoci sussex valeting riza vatoci sussex valeting

Sondazh

Poll