STUDIMI: Cigaret elektronike rrisin rrezikun e koronavirusit
12 Gusht 2020, 18:40Nga DOSJA
Adoleshentët dhe të rinjtë që pinë rregullisht cigare elektronike janë shumë më të predispozuar për t’u sëmurur më rëndë me COVID-19 sesa jo duhanpirësit në të njëjtën moshë. Për herë të parë një ekip mjekësh të udhëhequr nga profesorja e pediatrisë, Bonnie Halpern-Felsher, nga Shkolla e Mjekësisë Standford ka arritur në këtë përfundim pas krahasimit të të dhënave të 4,351 pjesëmarrësve me moshës 13 dhe 24 vjeç nga të gjithë rajonet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studimi u botua së fundi në Journal of Adolescent Health.
Mushkritë e dëmtuara
Sipas studimit përdoruesit e cigareve elektronike janë pesë herë më tepër se mesatarja e popullsisë të prirë që kur infektohen me virusin SARS-CoV-2 të kenë kollë, temperaturë, të jenë të lodhur dhe të kenë probleme me frymëmarrjen. Kurse ata që 30 ditë para testit për COVID-19 kishin pirë si cigare tradicionale edhe cigare elektronike rreziku për t’u sëmurur është 6,8 përqind më i lartë.
Autorja kryesore e studimit, Shivani Mathur Gaiha, i paralajmëron të rinjtë ndaj sigurisë mashtruese se moshat e reja nuk preken nga COVID-19. “Shumë besojnë se mosha i mbron ata nga simptomat e COVID-19. Por të dhënat tregojnë se kjo nuk vlen për ata që pinë duhan. Dhe rreziku i sëmundjes rritet jo vetëm pak, por shtohet me të vërtetë!” – tha ajo.
Me ekzaminimin e saj pediatria Halpern-Felsher nuk dëshiron vetëm të paralajmërojë adoleshentët dhe të rriturit që të ruhen. Ajo u bën thirrje gjithashtu autoriteteve shëndetësore të veprojnë. “Tani ka ardhur momenti,” thotë ajo. “FDA duhet të nxitojë dhe t’i rregullojë këto produkte.”
SHBA- Ishte një moment krenarie dhe ngazëllimi për Gopalan Balachandranin, kur u zgjua në orën 5 të mëngjesit dhe pa mesazhet e urimeve në telefon dhe lexoi laj...
ITALI– Për shkak të rritjes së rasteve të Covid-19 gjatë ditëve të fundit Italia ka bërë të detyrueshme testimet serologjike për të gjithë ata persona që ...
SHBA- Një ngjarje e pazakontë ka ndoshur në SHBA ku një vajzë është përballur me të papritur ditën e ditëlindjes.Vajza me emerin, Iso Machodao, vendosi që të me...
LONDËR– Një makinë e tipit “McLaren 570”, e cila kishte kushtuar 170 mijë euro, është shkatërruar pasi është përfshirë në një aksident në qendër të Lond...
GREQI- Një grua 88-vjeçare, e cila ishte e infektuar me Covid-19 ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi. Kështu me vdekjen e së moshuarës numri i viktima...
BRITANI E MADHE- Ditën e sotme Britania e Madhe ka njoftuar edhe 77 vdekje si shkak i koronavirusit.Zyrtarët e Departamentit të Shëndetësisë kanë konfirmuar s...
TURQI-Turqia kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet me Greqinë për zonat ekonomike nëpërmjet dialogut. Megjithatë, Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, në nj...
MAL I ZI- Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi ditën e sotme kanë njoftuar se një foshnje foshnje gjashtë muajshe ka rezultuar e infektuar me koronavirus.Mëso...
FLORIDA– Dy mjekë në Florida, të cilët ishin babë e bir kanë ndërruar jetë pasi kontraktuan me sëmundjen vdekjeprurëse të Covid-19.Mediat e huaja bëjnë me dije ...