Aktualitet

Pas Urës Vajgurore kërkohet ndryshimi i emrit të Sarandës, ja propozimi i sarandjotëve

12 Gusht 2020, 20:47 Nga DOSJA
Pas Urës Vajgurore kërkohet ndryshimi i emrit të Sarandës,

SARANDË -Pas Urës Vajgurore, është hedhur ideja për ndryshimin e emrit të qytetit të Sarandës. Ideja është proprozuar nga Plarent Mamaca, biri i notarit Esat Mamaca , shkruan Sarandaweb.

Mamca ka diskutuar për ndryshimin e emrit në një prej grupeve të komunikimit të qytetarëv sarandojotë. Ai ka proprozuar rikthimin e emrit Onhezmi, që ka pasur dikur qyteti i Sarandës.

Diskutantët kanë mirëpritur idenë, ndërsa kanë shtuar se për një gjë të tillë duhet bërë referendum.

Në lashtësi, Onhezmi ka dy kuptime, e para është një erë juglindore e cila lehtësonte udhëtimet dhe e dyta sipas legjendave vjen nga babai i Eneas, Onkizi. Kurse gjatë pushtimit fashist, Saranda ka mbajtur edhe emrin “Porto Eda”, për nder të vajzës së diktatorit Benito Musolini. Ndërsa emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohen Dyzet Shenjtorëve.

Ndërkohë Bashkia e Urës Vajgurore, vendosi pak muaj më parë të ndryshojë emrin në Dimal. Ky ishte emri me të cilin zona njihej në lashtësi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet saranda kerkon ndryshimin e emrit saranda kerkon ndryshimin e emrit

Sondazh

Poll