Aktualitet

Nëntë raste të reja me COVID-19 në Vlorë, dy punonjës të AKU në mesin e të infektuarve

12 Gusht 2020, 15:14 Nga DOSJA
Nëntë raste të reja me COVID-19 në Vlorë, dy

VLORË -Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Vlorës janë shënuar 9 raste të reja me COVID-19. Dosja.al ka mësuar se në mesin e të infektuarve janë edhe dy punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Gjithashtu kanë prekur edhe një juriste, një punonjës fasonerie dhe një punonjës gjykate.  Në Selenicë është shënuar një vatër e re, ndërsa të infektuarit e tjerë janë kontakte të rasteve të mëparshëm.

Pas konfirmimit të rasteve të reja, Instituti i Shëndetit Publik ka nisur punën për gjurmimin e kontakteve.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 208. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe tre pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 141 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3057 të infektuar, ndërsa 3552 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116pacientë, 20 pacientë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 koronavirusi ne shqiperi vlore covid-19 koronavirusi ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll