Bota

Tre netë protesta të dhunshme në rrugë, policia ndalon mijëra persona në Bjellorusi

12 Gusht 2020, 10:19 Nga DOSJA
Tre netë protesta të dhunshme në rrugë, policia ndalon

BJELLORUSI– Bjellorusia nuk po gjen qetësi, ku prej të dielës që lamë pas vendi është përfshirë nga protstat masive e të dhunshme.

Protestat erdhën menjëherë pas zgjedhjeve, ku fitues u shpall Presidenti  Aleksandër Lukashenko, ndërsa  kandidatja për presidente, Svyatlana Tsikhanouskaya është larguar në Lituani, për shkak se është rritur shtypja qeveritare ndaj pakënaqësive të opozitës. Pas largimit të saj nga Bjellorusia, Tsikhanouskaya është shprehur se e mori këtë vendim për hir të fëmijëve të saj.

Për të tretën natë rradhazi janë mbajtur protestat të dhunshme, ku mësohet se janë lënduar dhjetëra persona, por gjithashtu ka pasur edhe të ndaluar. Zyrtarët policorë kanë hedhur gaz lotsjellës, plumba gome dhe granata, për të shpërndarë protestuesit në kreqytetin bjellorus, Minsk, ku përmes disa pamjeve nëpër rrjetet sociale është parë se policia ka ndaluar njerëz në disa lokacione.

Nga mediat e huaja është mësuar se policia ka ndaluar disa njerëz dhe makina nëpër rrugë dhe duke kufizuar transportin publik.

Një numër i madh protestuesish raportohet të jenë ndaluar nga policia  në një stacion metroje, e cila më pas ishte planifikuar të kthehej në qendër të protestave, meqë njerëzit aty kanë lënë lule për nder të një personi që ka vdekur në këto protesta më 10 gusht.

Raportohet se nga protestat anti qeveritare,  janë ndaluar më shumë se 5,000 persona, 200 kanë përfunduar nëpër spitale dhe është shënuar një viktimë. Këto ngjarje vijnë pasi Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se presidenti aktual, Alexander Lukashenka, ka fituar 80 % të votave, ndërsa rivalja e tij Tsikhanouskaya, thuhet se ka fituar 10 %  të votave.

Burimi: Euronews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksandër lukashenko protestat ne bjellorusi aleksandër lukashenko protestat ne bjellorusi

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2020, 09:27

George Soros, babai i prapaskenave botërore?

SHBA– Ai është një nga drejtuesit e “prapaskenave botërore”. Ai financon një rrjet global bashkëpunëtorësh. që e quajnë veten gazetarë, aktivistë të shoqërisë c...