Dorëheqja e kryeministrit pas shpërthimit tragjik/ OKB thirrje Libanit për formimin e shpejtë të qeverisë së re
12 Gusht 2020, 10:00Nga DOSJA
LIBAN– Dy ditë më parë qeveria libaneze dha dorëheqjen pas protestave masive e të dhunshme, që erdhën për shkak të shpërthimit tragjik në Bejrut që u mori jetën 200 njerëzve dhe plagosi mbi 6 mijë të tjerë.
Tashmë Presidenti i vendit është në pritje të krijimit të kabintetit të ri, por në këtë kohë koordinatori special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Libanin, Jan Kubis, u ka bërë thirrje autoriteteve libaneze për formimin e shpejtë të një qeverie të re, pas dorëheqjes së kryeministrit Hassan Diab.
Gjatë deklaratës së tij, Kubis bëri thirrje për formimin e një qeverie të re që plotëson aspiratat e popullit libanez dhe gëzon mbështetjen e tyre dhe që mund të adresojë sfidat urgjente dhe të shumta me të cilat përballet vendi.
“Ka nevoja të menjëhershme humanitare që duhen adresuar dhe reformat e nevojshme që duhen ndërmarrë pa asnjë vonesë për të rikthyer besimin e popullit libanez dhe të bashkësisë ndërkombëtare në Liban.”- u shpreh ai.
Katër gushti është dita në të cilën u shkatërrua kryeqyteti libanez për shkak të shpërthimit të fuqishëm. Ky incident ndodhi në një kohë kur Libani përballej me një krizë të rëndë financiare së bashku me pandeminë e koronavirusit. Tashmë vendi është nën “pushtimin” e demonstratave të dhunshme që kërkuan largimin e kësaj qeverie, por pas largimit të kryeministrit ata këmbëngulin edhe për dorëheqjen e Presidentit të vendit.
TIRANË– Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur ndjeshëm ditët e fudit, ku anijet turke kanë arritur në kufirin detar të Greqisë për kërkime të naftë...
RUSI- Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, i ka kundërshtuar kërcënimet e SHBA-së kundër ndërtimit të gazsjellësit Nord Stream 2 mbi Detin Baltik. “Asn...
SHBA– Ai është një nga drejtuesit e “prapaskenave botërore”. Ai financon një rrjet global bashkëpunëtorësh. që e quajnë veten gazetarë, aktivistë të shoqërisë c...
RUSI– Ministri rus i shëndetësisë, Mikhail Murashko ka reaguar menjëherë pas përlasjes së ekspertëve të shëndetësisë me Presidentin Putin pasi pretendojnë se va...
RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin një ditë më parë njoftoi se është aprovuar vaksina ruse kundër Covid-19 dhe se sipas tij është efektive. Megjithatë duket s...
FRANCË– Covid-19 ka goditur rëndë më shumë se 200 shtete në mbarë botën, por duket se ende do të duhet shumë kohë që pandemia të përfundojë, kur ditë pas d...
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovës ka njoftuar sot se janë licencuar edhe nëntë institucione private shëndetësore për të kryer testet e COVID-19.M...
RUSI-Ditën e djeshme Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dha shpresë për mbarë botën, kur njoftoi lajmin se vaksina ruse është aprovuar e para në mbarë globi në...
RUSI– Një ditë më parë kur Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi lajmin e mirë, se Rusia është bërë shteti i parë në botë që ka aprovuar vaksinën kundër Covid-...
KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë i cili dyshohet të ketë pasur marrëdhënie seksuale me dy vajza të mituraSipas një njoftimi n...