Bota

Konflikti mes Turqisë dhe Greqisë/ Glevin Dervishi: Edhe 10 orë nga skenari që askush nuk do ta dëshironte

12 Gusht 2020, 09:46 Nga DOSJA
Konflikti mes Turqisë dhe Greqisë/ Glevin Dervishi: Edhe 10 orë

TIRANË– Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur ndjeshëm ditët e fudit, ku anijet turke kanë arritur në kufirin detar të Greqisë për kërkime të naftës dhe gazit.

Ndërkohë autoritetet greke kanë reaguar për këtë çështje ku thonë se tashmë me këtë lëvizje të Turqisë mund të ndodhë edhe një përshkallëzim serioz i situatës në Egjeun Lindor, pas dërgimit të anijeve turke në atë zonë.

Sa i takon kësaj çështje, Glevin Dervishi, një njohës i politikës së jashtme të Greqisë dhe si anëtar i ekipit shqiptar në negociatat dypalëshe, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se zona në të cilën po lundron grupi detar turk është një zonë ambigue që i jep mundësinë Turqisë të lundrojë lirisht në bazë të parimit të lundrimit të lirë. Megjithatë ai thekson se Turqia nuk ka të drejtën e kërkimit sizmik dhe shpimit për hidrokarbure.

Sipas tij nëse grupi detar turk hyn përtej koordinatës A të vijës delimituese të marrëveshjes së pjesshme Greqi-Egjipt, që normalisht do të duhen 10 orë lundrim për të arritur në atë pikë, do të ketë një tjetër skenar.

POSTIMI I PLOTË:

Që nga nisja e lundrimit në kuadratin detar që përfshin NAVTEX i lëshuar nga Turqia në Egje-Mesdheu Lindor, anija sizmiografike turke Oruc Reis e shoqëruar nga një grup detar i marinës turke ka lundruar për 50 milje në brendësi të Shelfit Kontinental grek. Në fakt zona ku po lundron grupi detar turk është një zonë ambigue që për nga pikëpamja e së drejtës së detit i jep mundësinë Turqisë të lundrojë lirisht në bazë të parimit të lundrimit të lirë, por nuk i jep asaj të drejtën e kërkimit sizmik dhe shpimit për hidrokarbure.  Kjo zonë shtrihet gjeografikisht përpara ishullit Kastelorizo që është edhe Thembra e Akilit për delimitimin e hapësirave detare Greqi-Turqi, Turqi-Qipro Greke, Turqi-Egjypt, Greqi- Qipro Greke. Prej faktit që Greqia dhe Turqia nuk kanë një marrëveshje për delimitimit dhe pesha e ishullit Kastelorizo është e papërcaktuar, ç’ka në fakt do sillte dhe zgjidhjen e ekuacionit për 3 delimitimet e tjera, kjo zonë e papërcaktuar po përdoret nga Turqia për këto manovra detare me rrezikshmëri të lartë, por që kanë më shumë një natyrë psikologjike dhe që kryhen në një “xhep” juridik të papërcaktuar.  Mbetet për t’u parë nëse grupi detar ushtarak dhe kërkimor turk do të hyjë përtej koordinatës A të vijës delimituese të marrëveshjes së pjesshme Greqi-Egjipt (e cila është e pjeshme prej faktit që pesha e Kastelorizo nuk është përcaktuar më parë mes Greqi-Turqi). Nëse grupi detar turk hyn përtej kësaj pike, ç’ka do t’i duhet edhe 10 orë lundrim për të arritur në atë pikë, do të kemi një skenar krejt tjetër. Në atë moment Marina Ushtarake Greke është në sprovë reale dhe hapësira e grupit detar të Turqisë për të bërë manovra ambigue merr fund, duke u futur në lojë skenari që askush nuk do ta dëshironte. Edhe 10 orë që diplomacia evropiane të reduktojë tensionin në rritje në Egje-Mesdhe Lindor.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur së tepërmi pas planit të Ankarasë për të kryer kërkime për naftë dhe gaz dhe ishujt jugor të shtetit helen. Qeveria greke është shprehur se nuk do të lejojë cënimin e territorit të saj. Gjithashtu Erdogan ka marrë paralajmërime edhe nga Bashkimi Europian, i cili i ka bërë thirrje që të ndalojë projektin.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni glevin dervishi konflikti turqi-greqi glevin dervishi konflikti turqi-greqi

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2020, 09:27

George Soros, babai i prapaskenave botërore?

SHBA– Ai është një nga drejtuesit e “prapaskenave botërore”. Ai financon një rrjet global bashkëpunëtorësh. që e quajnë veten gazetarë, aktivistë të shoqërisë c...