Bota

Publikohen dokumentet zyrtare: Vaksina ruse kundër Covid-19 u testua vetëm në 38 njerëz, shkakton efekte anësore

12 Gusht 2020, 08:33 Nga DOSJA
Publikohen dokumentet zyrtare: Vaksina ruse kundër Covid-19 u testua

RUSI-Ditën e djeshme Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dha shpresë për mbarë botën, kur njoftoi lajmin se vaksina ruse është aprovuar e para në mbarë globi në një kohë që edhe shumë shtete të tjera po punojnë për krijimin e një vaksine kundër Covid-19.

Ndërkohë duket se “lumturia” për lajmin e mirë nuk ka zgjatur shumë sepse në mediat e huaja ka qarkulluar lajmi se vaksina ruse është testuar vetëm në 38 njerëz dhe shkakton efekte anësore.

Sikurse shkruan edhe Dailymail,  disa dokumenteve zyrtare kanë vërtetuar se vaksina kundër koronavirusit, e miratuar të martën në Rusi, është testuar vetëm në 38 persona dhe shkakton disa efekte anësore, si temperaturë, ethe, dhimbje dhe ënjtje.

Mësohet se vaksina ruse është miratuar nga rregullatori vetëm 42 pas fillimit të testimeve dhe efikasiteti i saj është i panjohur.Në një prej dokumenteve  të dorëzuara për regjistrim të vaksinës thuhet se nuk ka pasur studime klinike për hulumtimin e efikasitetit epidemiologjik të substancës, shkruan Daily Mail.

Gjithashtu dyshime ka edhe për aftësinë e kësaj vaksine për të krijuar antitrupa të mjaftueshëm pasi Vladimir Putin tha se vajza e tij tashmë ka zhvilluar antitrupa pasi është vaksinuar me vaksinën e re.

Ndërkohë kujtojmë se mediat e huaja zbuluan që pretendimi i Putin se edhe një nga vajzat e tij e ka provuar vaksinën ruse, ka rezultuar i rremë.

Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku deri më tani  numri i viktimave ka shkuar në 15,131 ndërsa janë  konfirmuar të paktën 902.701 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

Burimi:  Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi presidenti vladimir putin vaksina ruse koronavirusi ne rusi presidenti vladimir putin vaksina ruse

Sondazh

Poll