Bota

Pretendimi i rremë i Presidentit rus/ Vajza që përdori vaksinën për Covid-19 nuk është e bija e Putinit (FOTO+VIDEO)

12 Gusht 2020, 08:12 Nga DOSJA
Pretendimi i rremë i Presidentit rus/ Vajza që përdori

RUSI– Një ditë më parë kur Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi lajmin e mirë, se Rusia është bërë shteti i parë në botë që ka aprovuar vaksinën kundër Covid-19, duke dhënë shprese për gjithë globin, shtoi se kjo vaksinë është e sigurt, pasi sipas tij e ka provuar edhe njëra nga vajzat e tij.

Kjo deklaratë e Putin çuditi botën, por ai nuk tregoi se cila nga vajzat e tij i është nënshtruar testit të kësaj vaksine.

Mediat e huaja kanë bërë një kërkim ku sipas “NewsSense” vajza që shfaqet në videon e bërë virale që bën vaksinën, nuk është vajza e Presidentin Putin.

“Këtë mëngjes, për herë të parë në botë, u regjistrua një vaksinë kundër koronavirusit të ri.”- tha Putin duke siguruar efektivitetin e vaksinës ai tha gjithashtu se njëra nga dy vajzat e tij ka marrë vaksinën dhe po i jep efekt.

Menjëherë pas njoftimit, një video nisi të bëhej virale në rrjetet sociale, në veçanti në Twitter, ku tregonte një vajzë që po vaksinohej. “News Sense” ka marrë në pyetje disa nga lexuesit e tyre dhe shikuesit, për të zbuluar nëse informacioni është i rremë apo i vërtetë.

Nga hulumtimi janë gjetur imazhet e dy vajzave të Putinit, Maria Vorontsova (majtas) dhe Katerina Tikhonova (djathtas) dhe asnjëra prej tyre nuk duken si vajza në video.

Më pas media në fjalë ka arritur të realizojë një intervistë me vajzën që u shfaq në videon e bërë virale. Por u zbulua se ajo video ishte e datës  26 qershor 2020.

 

Nga videoja është zbuluar se vajza në video është një vullnetare me emrin Natalya, në Akademinë Mjekësore Ushtarake Kirov.

Për më tepër sipas një raporti të ri, vaksina ruse COVID-19 e quajtur “Sputnik” e zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Kërkimit Gamaleya në partneritet me Ministrinë e Mbrojtjes Ruse gjithashtu po testohej në Spitalin Ushtarak Burdenko në Moskë, ku vullnetarët morën këtë vaksinë.

Me të gjithë hetimet e mundshme, mund të themi qartë se pretendimi i Putin është i rremë dhe vajza në video nuk është vajza e Putinit, por vullnetare në Akademinë Mjekësore Ushtarake Kirov.

Pretendimi: Vajza e presidentit rus Vladimir Putin po merr dozën e parë të vaksinës ruse.

Përfundim: Vajza në video është e vullnetare dhe jo Vajza e Putinit.

Burimi: NewsSense

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi pretendimi i rremë i putin vladimir putin koronavirusi ne rusi pretendimi i rremë i putin vladimir putin

Sondazh

Poll