Aktualitet

Zbulohet “strofulla” ku fshihej i shumëkërkuari Ilir Berberi, banesa dykatëshe është ndërtuar majë kodrës, 52-vjeça

12 Gusht 2020, 06:29 Nga DOSJA
Zbulohet “strofulla” ku fshihej i shumëkërkuari Ilir

POGRADEC- Ilir Berberi, i shumëkërkuari që ra në prangat e Policisë mëngjesin e sotëm ishte fshehur në strofullën e tij në qytetin e Pogradecit. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, banesa ku 52-vjeçari jetonte bashkë me gruan dhe vajzën e tij është ndërtuar në kodër, afër Qafë-Plloçës. Po kështu, rreth saj nuk ka banesa të tjera dhe se nga oborri i saj mund të shohësh deri larg në horizont.

Sakaq, 52-vjeçari qëndronte i armatosur në banesën e tij dykatëshe, e cila nuk ka përfunduar ende. Në pamje të parë ajo dukej si banesë e ndonjë fshatari të zonës, por në të jetonte një i shumëkërkuar.

Ilir Beberi u arrestua mëngjesin e sotëm, gjatë një aksioni Blic të forcave RENEA. Ai ka qënë i dënuar për vjedhje, gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje. Më herët, ai është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale, si vrasja e shefit të komisariatit të Pogradecit, Agron Gjyrezit.

J.V/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir berberi ilir berberi

Sondazh

Poll