Aktualitet

RENEA prangos ‘trurin’ e atentatit në Tushemisht dhe 3 bashkëpunëtorët e tij. “Lili i Rrushkës” fshihej në çadër

12 Gusht 2020, 06:00 Nga DOSJA
RENEA prangos ‘trurin’ e atentatit në Tushemisht dhe 3

POGRADEC- Zbardhen atentatet ndaj pronarit të hotel “Voloreka” në Pogradec, ngjarje këto që ndodhën më 1 dhe 8 gusht. Mëngjesit e sotëm, gjatë një aksioni blic të forcave RENEA, në pyllin e fshatit Vërdovë, u arrestua ‘truri’ i atentatit të Tushemisht, Ilir Berberi. Ky i fundit, i cili njihet ndryshe  si “Lili i Rrushkës”, ishte fshehur në një çadër që kishte ngritur në këtë pyll.

Gjatë operacionit, Berberi nuk bëri rezistencë, por u dorëzua menjëherë. Policia i sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje. Në pranga kanë rënë edhe 3 bashkëpunëtorë të tjerë të implikuar, përkatësisht Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”). 

Ilir Berberi është një emër i njohur për Policinë. Ai ka qënë i dënuar për vjedhje, gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje. Po kështu, ai është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale, si vrasja e shefit të komisariatit të Pogradecit, Agron Gjyrezit.

Ndërkohë Dosja.al ka siguruara pamje të tjera nga atentati i 8 gushtit. Në këtë video një nga autorët shfaqet me kallashnikov në dorë duke ecur në parkingun e hotelit. Pas pak sekondash ai hap zjarr në drejtim të makinave dhe godinës.

Dy atentatet ndaj familjes Muçollari ndodhën më 1 dhe 8 gusht. Atentati që tronditi më shumë qytetin ishte ai i datës 8 gusht. Dy persona qëlluan mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec,.  Nga ky atentat u dëmtuan 6 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit.  Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu. Më herët për këtë ngjarje është arrestuar Mariglen Topuzi, i cili është autori tjetër që qëlloi me breshëri plumbash ndaj familjes Muçollari.

J.V. Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian xhuti arrrestohet i shumëkërkuari në pogradec atentat në hotel voloreka elvir haxhia ilir berberi ilir meçolli ardian xhuti arrrestohet i shumëkërkuari në pogradec atentat në hotel voloreka elvir haxhia ilir berberi ilir meçolli

Sondazh

Poll