Bota

Konflikti Turqi-Greqi/ Çudit media turke, transmeton fjalimin e Erdoganit me titra greke

12 Gusht 2020, 07:40 Nga DOSJA
Konflikti Turqi-Greqi/ Çudit media turke, transmeton fjalimin e Erdoganit

TURQI– Greqia dhe Turqia janë në një situatë teje delikate gjatë kohëve të fundit, ku duket se tensionet mes dy vendeve po rriten ende më shumë.

Pavarësisht asaj që ka futur në konflikt dy vendet e Mesdheut, në mediat e huaja ka qarkulluar një lajm mes kësaj situate delikate që ka tërhequr vëmendjen dhe ka ngritur shumë pikëpyetje.

Agjencia e lajmeve në Turqi, “Anadolu Ajansi” mes përplasjeve Turqi-Greqi gjatë një transmetimi të presidentit turk, Erdogan ka publikuar titrat greke.

“Hajdeni, të gjitha vendet e Mesdheut të bashkohen dhe të gjejnë një formulë të pranueshme për dicka që do të mbrojë të drejtat e të gjithëve.”– ka shkruar Anadolu Ajansi, duke i bërë titrat në gjuhën greke.

Por kur i gjithë Ballkani po ndjek zhvillimet e fundit mes këtyre dy shteteve për konfliktin në Egje, kjo ngjarje ka habitur jo pak opinionin publik, por akoma nuk dihet pse kjo media prestigjioze turke ka bërë këtë veprim.

Burimi: Newsbeast

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota erdogan konflikti turqi-greqi erdogan konflikti turqi-greqi

Sondazh

Poll