Bota

Rrezik tjetër shpërthimi në Bejrut/ Gjenden 20 kontejnerë me kimikate në port, njëri tyre rrjedh

11 Gusht 2020, 17:49 Nga DOSJA
Rrezik tjetër shpërthimi në Bejrut/ Gjenden 20 kontejnerë me

LIBAN- Bejruti mund të rrezikojë edhe nga një tjetër shpërthim, pasi ekspertët kimikë dhe zjarrfikësit kanë zbuluar të paktën 20 kontejnerë me kimikate, potencialisht të rrezikshëm në portin e shkatërruar. Një anëtar i ekipit francez është shprehur se ekspertët kanë zbuluar se njëri prej tyre aktualisht po rrjedh.

“Ekspertët kimikë francezë dhe italianë deri më tani kanë identifikuar më shumë se 20 kontejnerë me kimikate të rrezikshme. Ne kemi vërejtur kontejnerë me një etiketë të rrezikut kimik dhe më pas kemi parë njërën prej rrjedhjeve të kontejnerëve”, tha eksperti francez, Anthony.

Ekspertët janë duke punuar me zjarrfikësit libanezë për të analizuar përmbajtjen e të gjithë kontinirëve, ndersa zyrtarët libanezë nuk kanë komentuar mbi rreziqet e mundshme kimike në port.

“Ekzistojnë gjithashtu lëngje të tjera të ndezshme në kontejnerë të tjerë. Ka bateri dhe lloje të tjera të produkteve që mund të rrisin rrezikun e një shpërthimi të mundshëm”, tha Anthony.

Ekspertët kimikë janë pjesë e një ekipi francez që arritën në Liban për të ndihmuar në kërkimin e kufomave të të vdekurve, të kujdesen për të plagosurit dhe të pastrojnë qytetin pas shpërthimit. Përveç kësaj, 50 oficerë policie francezë janë gjithashtu në Bejrut për të përcaktuar se çfarë ndodhi.

Një shpërthim të martën e kaluar vrau të paktën 200 njerëz dhe plagosi rreth 6.000. Shpërthimi besohet të jetë shkaktuar nga një zjarr që shpërtheu rezervat e pasigurta të 2,750 nitrat amoniumi që kanë qëndruar në port që nga viti 2013, pavarësisht paralajmërimeve të shumta për rrezikun.

Burimi:tekdeeps.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjenden 20 kontinjere me kimikate ne portin e bejrutit gjenden 20 kontinjere me kimikate ne portin e bejrutit

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2020, 16:09

LIBAN- Edhe pse qeveria e Libanit ditën e djeshme, ka dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të fuqishëm dhe që ndodhi më 4 gusht, protestat nuk kanë ndaluar.Së fundm...