Aktualitet

Grabitja në Rinas, Artan Hoxha: E disata herë që ndodh me këtë kompani sigurimi, të rishikohet kontrata

9 Prill 2019, 17:45 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, Artan Hoxha: E disata herë që ndodh me

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Report Tv” ka folur lidhur me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinas ku mbeti i vdekur njëri prej autorëve.

Në fjalën tij në studio, Hoxha tha se faji për grabitjen ishte i kompanisë private të sigurisë dhe se për këtë arsye duhet të rishikohet kontrata me koncensionarin.

Rritja e nivelit të sigurisë ka detyruar grabitësit që të kërkojnë një rrugë tjetër,autorët kanë marrë informacione me saktësi të madhe. Ngjarja ka nevojë për organizim perfekt. Të bësh një grabitje të tillë gjëja më primare është që ta zgjedhësh mirë mënyrën se si do të largohesh. Ata kanë përdorur mjete zyrtare që të mos viheshin re nga policia rrugore. Mbulimi që kanë përdorur ka qënë i mirëmenduar. Dorëzimi është bërë pa patur incident, brenda aeroprtit ka një kompani sigurie. Policia e Shtetit ka qënë jashtë gardhit. Kjo është e disata herë që ndodh me këtë kompani sigurimi. Në brendësi të aeroportit është grabitja e tretë, masat duhet të ishin marrë që herën e parë. Kontrata me koncensioarinduhet të rishikohet për të siguruar sigurinë e aeroportit. Me sigurinë e dështuar ata mund të kishin marrë peng avionin. Kompania është zgjedhë vetë nga koncensionari. Ai e zgjedh vetë sigurinë. Ata kanë dalë me paratë dhe ndjekia e tyre ka filluar kur ata kanë dalë jashtë piste. Dhe nga ky moment e tutje furgoni i FNSH-së u është vënë nga pas.

Grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit. 3 persona të armatosur me një makinë pa targa dhe që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor” kanë vjedhur 10 milionë euro. Autorët janë përplasur me policinë. Policia ka vrarë njërin nga grabitësit. Deri më tani ka 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste. Njëri prej grabitësve, dyshohet se është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha grabitja ne rinas artan hoxha grabitja ne rinas

Sondazh

Poll