Aktualitet

Dalin pamjet e urës nga ku grabitësit u arratisën në këmbë (VIDEO)

9 Prill 2019, 18:01 Nga DOSJA
Dalin pamjet e urës nga ku grabitësit u arratisën në

TIRANË- Pas grabitjes spektakolare të ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, nga ku persona të armatosur dhe të veshur si komando grabitën 10 milionë euro, të tjera pamje kanë dalë nga itenerari i ndjekur prej tyre.

Grabitësit mësohet se pasi kanë marrë thasët me para janë larguar me një furgon të bardhë, por që janë ndjekur nga policia me të cilën kanë pasur shkëmbim zjarri, ku edhe ka mbetur i vrarë një prej grabitësve.

Autorët janë larguar fillimisht në këmbë, ndërsa një tjetër automjet dyshohet t’i ketë pritur ata për tu larguar pa gjurmë.

Grabitësit si duket kanë studiuar mirë vendin, pasi ata kanë shkuar me makinë deri tek një lum, e më pas kanë kaluar sipër urës, në këmbë e më pas kanë hipur në një tjetër automjet. Ura e ngushtë ka bërë që policia të mos i ndjekë dot, e kështu ata janë larguar me shpejtësi.

Dosja.al ka siguruar edhe pamjet nga ura e ngushtë, ku grabitësit kanë kaluar në këmbë për t’u larguar më tej me një tjetër automjet.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 i vrarë grabiten 10 milionë euro grabitja ne rinas rinas 1 i vrarë grabiten 10 milionë euro grabitja ne rinas rinas

Sondazh

Poll