Bota

I pari vend në botë! Rajoni i Brazilit planifikon të bashkëpunojë me Rusinë për të prodhuar vaksinën e Covid-19

11 Gusht 2020, 16:41 Nga DOSJA
I pari vend në botë! Rajoni i Brazilit planifikon të

BRAZIL- Institutit të Teknologjisë Parana (Tecpar)  ditën e sotme tha që qeveria në shtetin e Paran në Brazil po planifikon të nënshkruajë një marrëveshje me Rusinë, për të prodhuar një vaksinë ndaj Covid-19.

Guvernatori Ratinho Júnior tha se është vendosur që do të zhvillohet një takim me ambasadorin rus në Brazil, ditën e nesërme, ndërkohë zëdhënësi i tij tha se nëse do të ketë një dakordësi mes palëve marrëveshja do të nënshkruhej në takim.

Pak orë më parë presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia ishte bërë vendi i parë në botë që ka dhënë OK për të bërë testimin për miratimin e një vaksine ndaj koronavirusit. Moska tha se do të prodhojë shumë shpejt vaksinën ndaj koronavirusit. Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, tha se vaksina, e cila do të tregtohet me emrin “Sputnik V” në tregjet e huaja, do të prodhohet pjesërisht në Brazil.

Brazili është aktualisht shteti i dytë në botë për nga numri i të infektuarve me Covid-19, pas Amerikës.

Burimi:reuters.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kirill dmitriev ratinho júnior vaksina kunder covid-19 vladimir putin kirill dmitriev ratinho júnior vaksina kunder covid-19 vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2020, 16:09

LIBAN- Edhe pse qeveria e Libanit ditën e djeshme, ka dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të fuqishëm dhe që ndodhi më 4 gusht, protestat nuk kanë ndaluar.Së fundm...