Bota

11 Gusht 2020, 16:09 Nga DOSJA

LIBAN- Edhe pse qeveria e Libanit ditën e djeshme, ka dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të fuqishëm dhe që ndodhi më 4 gusht, protestat nuk kanë ndaluar.

Së fundmi mediat e huaja kanë njoftuar se qindra protestues janë mbledhur para parlamentit ku mes tyre dhe policisë ka pasur përleshje.

Qytetarët janë revoltuar kundër qeverisë pasi pretendojnë se kjo e fundit ka qenë fajtore për tragjedinë e tmerrshme ku humbën jetën 200 persona. Mediat shkruajnë se policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe fishekzjarre ndaj protestuesve.

Kujtojmë se ditën e djeshme kabineti libanez dha dorëheqjen e t ij. Kryeministri Hassan Diab tha se korrupsioni në Liban ishte më i madh  se shteti dhe se nuk ia dolën dot.

Burimi; BBC

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi i fuqishem ne bejrut shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll