Bota

Shpërthimi i fuqishëm në Liban/ Nuk mjaftoi largimi i qeverisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e presidentit

11 Gusht 2020, 17:00 Nga DOSJA
Shpërthimi i fuqishëm në Liban/ Nuk mjaftoi largimi i

LIBAN– Protestuesit në Liban mesa duket kanë vendosur që të ‘shkatërrojnë’ të gjithë liderët e shtetit. Ditën e sotme edhe pse qeveria ka dhënë dorëheqjen, qindra portestues janë mbledhur para paralamentit ku kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit të vendit, Michel Aoun.

Protestat antiqeveritare në Liban filluan vetëm disa ditë pas shpërthimit dhe deri më tani qindra protestues janë plagosur dhe një oficer policie është  vrarë.

 

Mbrëmjen e së hënës, gjashtë ditë pas shpërthimit të fuqishëm të Bejrutit, qeveria e Libanit ka dhënë dorëheqjen. Ky lajm është konfirmuar nga vet kryeministri i vendit, Hassan Diabi, cili u shpreh se shkaktar për këtë kaos të krijuar në vend është korrupsionin në Liban. Dorëheqja e Diab vjen pas disa ditë protestash të dhunshme nga mijëra libanez të cilët protestojnë për rrëzimin e një qeverie të korruptuar sipas tyre. Shpërthimi tragjik i katër gushtit u ka marrë jetën 200 personave dhe ka plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi i fuqishem ne liban shperthimi i fuqishem ne liban

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2020, 16:09

LIBAN- Edhe pse qeveria e Libanit ditën e djeshme, ka dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të fuqishëm dhe që ndodhi më 4 gusht, protestat nuk kanë ndaluar.Së fundm...