Bota

‘Përpunonin 200 kg kokainë në ditë’/ Policia holandeze zbulon laboratorin më madh të drogës, arrestohen 17 persona  

11 Gusht 2020, 15:37 Nga DOSJA
‘Përpunonin 200 kg kokainë në ditë’/ Policia

HOLANDË– Ditën e sotme, policia holandeze ka njoftuar se ka zbuluar laboratorin më të madh të kokainës në vend. Mësohet se policia ka arrestuar dhe 17 persona mes tyre edhe shefi i laboratorit. Mediat bëjnë të ditur se 13 nga të arrestuarit ishin kolumbianë ndërsa të tjerët ishin holandezë.

Policia ka deklaruar se brenda laboratorit i cili ndodhej në qytetin Nijeveen afër kufirit gjerman përpunonte 200 kilogramë kokainë në ditë.

“Laboratori ishte brenda një stalle kuajsh në qytetin Nijeveen afër kufirit gjerman dhe përpunonte rreth 200 kilogramë kokainë në ditë. Ky është laboratori më i madh i kokainës i zbuluar ndonjëherë në Holandë”, është shprehur policia.

Policia vlerësoi se prodhimi ditor ishte me vlerë rreth 4,5 milionë euro (5,3 milionë dollarë). Po ashtu mediat nderkombëtare bëjnë të ditur se policia konfiskoi rreth 100 kilogramë drogë si dhe mijëra litra kimikate.

Ndërkohë të arrestuarit aktulisht janë në paraburgim derisa gjykata të marrë vendimi për ta.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota zbulohet laboratori i driges ne holande zbulohet laboratori i driges ne holande

Sondazh

Poll