Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Mbërrijnë ekspertët, nisin hetimet për rrugëdaljen e grabitësve

9 Prill 2019, 17:28 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Mbërrijnë ekspertët, nisin hetimet

TIRANË- Në aeropotin e Rinasit, pas grabitjes spektakolare, ku u vodhën 10 milionë euro, kanë mbërritur ekspertet për të hetuar portën, nga ku kanë dalë grabitësit. 

Grabitja e sotme brenda vendit ndoshta më të sigurt në Shqipëri, aeroportit “Nënë Tereza”, madje brenda avionit, ka lënë shumëkënd pa mënd se si është realizuar.

Grabitja e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit. 3 persona të armatosur me një makinë pa targa dhe që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor” kanë vjedhur 10 milionë euro. Autorët janë përplasur me policinë. Policia ka vrarë njërin nga grabitësit. Deri më tani ka 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste. Njëri prej grabitësve, dyshohet se është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas mberrijne ekspertet ne rinas tirane grabitja ne rinas mberrijne ekspertet ne rinas tirane

Sondazh

Poll