Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Denoncimi i punonjësit të doganës: Policia ishte as 20 metra larg grabitësve

9 Prill 2019, 17:27 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Denoncimi i punonjësit të doganës:

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një punonjësi të doganës në Rinas, i cili shprehet se grabitësit kanë qenë vetëm 20 metra larg vendit të ngjarjes, por nuk kanë ndërhyrë.

Ndërsa publikon denoncimin, Berisha shkruan:

“Parate u rrembyen para syve te narkopolicise por ajo nuk nderhyri. Ishte pjesmarrese ne plaçkitje apo kishte pire hashash?”

Postimi i plotë:

Superskandaloze!!

Parate u rrembyen para syve te narkopolicise por ajo nuk nderhyri. Ishte pjesmarrese ne plaçkitje apo kishte pire hashash?? sb

Pershendetje Jam nje punonjes i doganave prandaj do doja qe mos te me nxirej idnetiteti se dihet si funksionon vlla qe te heqin nga puna. Por per kuriozitet desha te te jap nje te dhene interesante se qe kur kane qene ba ato vjedhjet e medha eshte vendosur nje rregull se sa ka eksport parash pervec securityse private shoqerohen gjithmone me nje furgon policie i cili rrin mu tek porta nga hyjne parate per ne pisten e avioneve. Pra imagjino grabitesit kane qene as 20 metra larg vecse nga ana tjeter e nderteses nga kalojne parate per ne piste. Ket fakt nuk e nxjerr asnje media sepse eshte nje skandal. Respekt.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i punonjësit të doganës grabitja ne rinas denoncimi i punonjësit të doganës grabitja ne rinas

Sondazh

Poll