Bota

Kosova liberalizon testimet, qytetarët me 20 € mund të zbulojnë në klinika private nëse jam me COVID-19 apo e kanë patur

11 Gusht 2020, 11:12 Nga DOSJA
Kosova liberalizon testimet, qytetarët me 20 € mund të

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka vendosur sot që të liberalizoje tregun e bërjes së analizave për COVID-19. Sipas mediave vendase mësohet se  janë licencuar 29 institucione private shëndetësore, të cilat tashmë mund të bëjnë analizat kundër COVID-19.

Nga këto klinika të licencuara, 27 do të kryejnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR).

Kështu qytetarët nga sot do të mund ta kryejnë testin për COVID-19 edhe në Klinika Private, por Autoriteti i Konkurrencës ende s’ka caktuar se cili do të jetë çmimi për kryerjen e një testi. Sipas mediave në Kosovë, të cilat kanë kontaktuar me klinikat që kanë marrë “ok” nga qeveria testi serologjik do kushtojë 35 euro, ndërsa tamponi vetëm 20 euro.

Pak kohë më parë një vendim të tillë e ka marrë dhe qeveria shqiptare, por në klinika private lejohen vetëm testet serologjike.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove testet kunder covid testi i covid koronavirusi ne kosove testet kunder covid testi i covid

Sondazh

Poll