Bota

102 pa asnjë të infektuar/ Zelanda e Re nuk shpëton nga Covid-19, konfirmohen raste të reja me virus

11 Gusht 2020, 11:02 Nga DOSJA
102 pa asnjë të infektuar/ Zelanda e Re nuk shpëton nga Covid-19,

ZELANDË E RE-Dy ditë më parë Zelanda e Re festoi për “zhdukjen” e koronavirusit, por ditën e sotme raste të reja të virusit vdekjeprurës janëregjistruar sërish në këtë shtet.

Teksa kanë kaluar 102 pa asnjë rast të ri me Covid-19, kryeministrja e vendit Jacinda Ardern, ka bërë me dije se rastet sopradike që kanë ardhur nga jashtë janë testuar në kufij dhe më pas janë minimizuar në maksimum përhapjen e infeksionit .

E për këtë arsye kryeministrja Ardern pritet të vendosë sërish kufizime të reja për qytetin e Auckland në veri të të vendit pas regjistrimit të katër rasteve të reja me COVID-19.

 “Kemi rastet e para të Covid-19 jashtë ambienteve të izolimit ose karantinës pas 102 ditësh. Edhe pse kemi punuar shumë për të shmangur një rikthim, ishim të gatshëm.”-është shprehur Ardern.

Që prej shpërthimit të virusit Corona në mars e deri më tani, në Zelandën e Re kanë vdekur vetëm 22 persona si shkak i Covid-19 dhe janë infektuar 1570 ku  1526 prej tyre janë shëruar totalisht nga virusi vdekjeprurës.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jacinda ardern koronavirusi ne zelanden e re jacinda ardern koronavirusi ne zelanden e re

Sondazh

Poll