Bota

Vendi i parë në botë që e aprovon/ OBSH nis diskutimet me Rusinë për vaksinën kundër Covid-19

11 Gusht 2020, 11:22 Nga DOSJA
Vendi i parë në botë që e aprovon/ OBSH nis diskutimet me

GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë  dhe autoritetet shëndetësore të Rusisë po diskutojnë për procesin e parakualifikimit të mundshëm nga OBSH-ja për vaksinën e re të aprovuar për COVID-19 nga Rusia, me emrij “Sputnik V”,  ka njoftuar zëdhënësi i OBSH-së.

Kujtojmë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njoftoi se Rusia po bëhet shteti i parë në botë që i ka aprovuar një vaksinë kundër  COVID-19, pas më pak se dy muaj testime te njerëzit.

Ne jemi në kontakt të afërt me autoritetet shëndetësore të Rusisë dhe diskutimet po vazhdojnë sa i përket parakualifikimit të mundshëm nga OBSH-ja për vaksinën. Por sërish parakualifikimi i çdo vaksine përfshinë rishikim rigoroz dhe vlerësim i gjitha të dhënave të sigurisë dhe efikasitetit.”- ka deklaruar zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jashareviq, duke iu referuar provave klinike që  janë realizuar deri më tani në Rusi.

Madje Putin u shpreh se këtë vaksinë e ka përdorur edhe një nga  vajzat e tij.

Burimi: Reuters

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne rusi obsh vaksina kunder covid-19 koronavirusi ne bote koronavirusi ne rusi obsh vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll