Bota

Dorëheqja e qeverisë pas shpërthimit tragjik të 4 gushtit/ Reformat politike dhe ekonomike në Liban

11 Gusht 2020, 10:42 Nga DOSJA
Dorëheqja e qeverisë pas shpërthimit tragjik të 4 gushtit/

LIBAN–  Fatkeqësia e 4 gushtit, e cila u shkaktua nga 2,750 ton nitrat amoniumi e ruajtur në portin e Bejrutit për më shumë se gjashtë vjet, ka nxitur zemërimin popullor, ndërsa mbrëmjen e djeshme qeveria ka dhënë dorëheqjen.

Nga ana tjetër vendi po përballet me një krizë të madhe ekonomike pasi një pjesë e madhe e qytetit është shkatërruar, dhe të paktën 300 mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë. Shumica e libanezëve fajsojnë korrupsionin dhe neglizhencën e udhëheqjes së shtetit të tyre për shpërthimin, i cili ka shkaktuar dëme në vlerën e 15  miliardë dollarë.

Prej tetorit të vitit të kaluar, ka pasur demonstrata masive që kërkojnë largimin e gjithë kabinetit qeveritar për shkak të korrupsionit, paaftësinë dhe për keqmenaxhim.

Por oligarkia në pushtet e ka mbajtur udhëhequr për një kohë shumë të gjatë, që nga përfundimi i luftës civile në 1990.

Edhe pse dorëheqja e Diab ishte e pashmangshme pas katastrofës së 4 gushtit, ai dukej sikur nuk dëshironte të largohej dhe vetëm dy ditë më parë bëri një fjalim televiziv ku tha se do  të qëndronte për dy muaj në pushtet për arritjen e një marrëveshje sa u takon reformave.

Mbrëmjen e së hënës, gjashtë ditë pas shpërthimit të fuqishëm të Bejrutit, qeveria e Libanit ka dhënë dorëheqjen. Ky lajm është konfirmuar nga vet kryeministri i vendit, Hassan Diabi, cili u shpreh se shkaktar për këtë kaos të krijuar në vend është korrupsionin në Liban. Dorëheqja e Diab vjen pas disa ditë protestash të dhunshme nga mijëra libanez të cilët protestojnë për rrëzimin e një qeverie të korruptuar sipas tyre. Shpërthimi tragjik i katër gushtit u ka marrë jetën 200 personave dhe ka plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë.

Burimi: Aljazeera

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi i fuqishem ne bejrut shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll