Bota

Policia italiane sekuestron 10 mijë maska në portin e Ankona-s, dyshohet se vinin nga Shqipëria

11 Gusht 2020, 09:33 Nga DOSJA
Policia italiane sekuestron 10 mijë maska në portin e Ankona-s,

ITALI– Dhjetë mijë maska ​​me filtër pëlhure janë sekuestruar në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza dhe Zyra e Doganave në Itali. Shkak për sekuestrimin e tyre është bërë fakti se nuk kishin etiketë për vendin e origjinës, ndërkohë raportohet se ato vinin nga Shqipëria.

“Për këtë mall nuk u tregua vendi i origjinës dhe kishin një paketim tërësisht në italisht. Por në fakt ato vinin nga Shqipëria. Tregimi i rremë i origjinës shkaktoi konfiskimin administrativ të mallrave.”, njoftoi Policia italiane.

Maskat me një vlerë rreth 10 mijë e 250 euro ato do të shiteshin kontabandë duke mashtruar konsumatorët.

Burimi: ANSA 

J.V/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sekuestrohen 10 mijë maska në itali sekuestrohen 10 mijë maska në itali

Sondazh

Poll