Bota

Shpërthen pika e karburantit/ Lëdohen 13 persona në Rusi, mes tyre edhe disa zjarrfikës

11 Gusht 2020, 09:13 Nga DOSJA
Shpërthen pika e karburantit/ Lëdohen 13 persona në Rusi, mes

RUSI-Të paktën 13 persona janë lënduar në Rusi, pas një shpërthimi të madh në një pikë karburanti në jug-perëndim të vendit. Në mediat e huaja janë publikuar pamjet e frikshme të shpërthimit tregojnë se si flakët ‘mbërthyen’ hapësirën në qytetin e Volgograd.

Ndërkohë 10 prej 13 personave të lënduar janë dërguan në spital për trajtim urgjent. Në mesin e të lënduarve janë edhe disa zjarrfikës, të cilët u thirrën në vendin e ngjarjes, për të trajtuar shpërthimin e madh, pasi u thirrën në stacion rreth orës 12:40.

Ndërkohë është bërë e ditur se shpërthimi është shtrirë deri në 1000 metra katrorë në sipërfaqe.

Kujtojmë se ky shpërthim i fuqishëm vjen vetëm një javë pas shpërthimit tragjik të Bejrutit që u mori jetën 200  njerëzve dhe la të plagosur mbi  6  mijë të tjerë.

Burimi: Unilad 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi ne rusi shperthimi ne volgograd zjarrfikës shperthimi ne rusi shperthimi ne volgograd zjarrfikës

Sondazh

Poll