Bota

“Vaksina kundër Covid-19 është gati”, Putin jep shpresë: Do t’i hapim rrugë të ardhmes, si sateliti rus për në hap

11 Gusht 2020, 07:56 Nga DOSJA
“Vaksina kundër Covid-19 është gati”, Putin jep

RUSI-Më shumë  se 200 shtete  në mbarë botën që janë prekur nga koronavirusi po përballen me një situatë të vështirë, ku ditë pas dite vdesin dhe infektohen me mijëra njerëz. Edhe Rusia është një ndër vendet më të goditura nga pandemia, ku numri i të infektuarëve ka shkuar në 897,599 ndërsa janë regjistruar të paktën  15.131 viktima deri më tani.

Së fundmi Presidenti rus, Vladimit Putin ka njoftuar se vaksina, “Sputnik V”  e prodhuar nga shkencëtarët në shtetin që ai udhëheq është efektive dhe do të regjistrohet brenda disa ditësh.

Ai ka shkruar përmes një postimi në rrjetet sociale se Rusia ka krijuar vaksinën kundër virusit vdekjeprurës, ndërsa shton se kjo vaksinë do t’i hapë rrugë Covid -19 njësoj si sateliti rus që shkoi i pari në hapësirë.

“Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda disa ditësh. Shkencëtarët rus kaluan fazat e nevojshme të testimit dhe vërtetuan sigurinë dhe efektivitetin e saj. Ilaçi ynë është përballur në mënyrë adekuate me epideminë dhe tani jep shpresë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën. Pasi sateliti Sovjetik hapi rrugën për njerëzimin në hapësirë, tani vaksina ruse do t’i hapë rrugën të ardhmes pa COVID-19, maska ​​dhe izolim shoqëror.”- ka shkruar Putin.

Burimi:  Livemint

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota “sputnik v” koronavirusi ne rusi vladimir putin “sputnik v” koronavirusi ne rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2020, 06:28

SLLOVAKI- Sllovakia ka dëbuar tre pjesëtarë të stafit të ambasadës ruse në kryeqytetin Bratisllava. Sipas ambasadës, ky vendim erdhi, pasi zyrtarët kishin abuzu...